KreuCelebrity

Paris Hilton ‘vjedh’ vëmendjen në Milano, del pa të brendshme

Paris Hilton ishte “harruar” nga publiku por ajo ka ditur se si ta rikthejë vëmendjen te vetja. Hilton ka qenë të premten e shkuar në Milano ku ka marrë pjesë në një festë që organizohej në nder të javës së modës. 35-vjeçarja ishte veshur me një fustans ekstravagant të zi i cili ishte i hapur në pjesën anësore. Qartazi dukej se trashëgimtarja miliardere nuk kishte veshur të brendshme. Nuk është hera e parë që Hilton bie në sy për shkak të veshjes së saj dhe provokimit me pjesët intime. Gjatë festës ajo është fotografuar dhe me një aktor italian që nuk i është “shqitur” gjatë gjithë mbrëmjes, por nuk dihet ende nëse ka ndonjë gjë mes tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF