KreuCelebrity

Calvin Harris dhe Rita Ora, një tentativë për t’u rikthyer bashkë?

Rita Ora dhe Calvin Harris kanë rindjekur sërish njëri-tjetrin në Instagram, dy vjet pas ndarjes së tyre të zhurmshme publike. Përkundër të gjitha dramave të dy të dashuruarve, duket se ata e kanë falur njëri-tjetrin. Calvin ka qenë i pari që ka ndjekur ish-të dashurën e tij dhe ajo ia ka kthyer menjëherë!
Fansat janë habitur nga këto veprime të ish-çiftit, sidomos pas ndarjes së Calvin Harris me Taylor Swift. Është kjo një shenjë për të treguar se ato janë afruar sërish me njëri-tjetrin apo thjesht një tregues që kanë lënë gjithçka pas? Asnjëherë nuk i dihet, kështu që na mbetet të presim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF