Moderatori Eno Popi ka munguar në eventin muzikor më të madh “Top Music Awards” të organizuar nga Top-Channel. Të gjithë kemi pritur të shihnim nga çasti në çast moderatorin të kalonte në tapetin e kuq, por nuk u duk gjëkundi. Në fakt, ai ka qenë duke ndjekur koncertin e ColdPlay. Këtë e ka bërë me dije me postimet e vazhdueshme në Instagramin e tij, duke ndarë momente dhe video nga koncerti i ColdPlay në Amsterdam.
Ndërkohë që Eno Popi ka ndjekur koncertin e ColdPlay në Amsterdam në 23 Qershor, ai ka vazhduar planet dhe pushimet, duke mos qenë prezentë në 24 Qershor në Pallatin e Kongreseve.
Mungesa e tij nuk mund të kalonte pa u vënë re, duke marrë parasysh që ky spektakël drejtohej nga miku i tij më i mirë, moderatori Ledion Liço. Një tjetër fakt, që nuk e justifikon mungesën e moderatorit është që data e mbajtjes së Top Music Awards ishte lajmëruar shumë kohë më parë. Pavarësisht se ky event muzikor organizohej nga Top-Channel, media ku Eno Popi është rritur dhe promovuar, prapë se prapë ai ka zgjedhur koncertin e ColdPlay, përpara TMA-së.







Ja përse e paditi Soni Malaj Olti Currin






Belen Rodriguez: Më keni lodhur!


Fotot e Kendall Jenner çmendin rrjetin

Qielli plot me yje i Arbana Osmanit



