KreuCelebrity

Artistët e zhgënjyer nga Top Awards, ja çfarë kanë thënë

Ndërkohë që Top Music Awards në drejtimin e Ledion Liço, mbylli edicionin e tij të parë, kanë qenë jo të pakta polemikat që ky festival ka shkaktuar.
Këngëtarë që refezuan të merrnin pjesë, të tjerë që nuk u ndjenë të vlerësuar dhe të tjerë pjesëmarrës që shprehën revoltë për festivalin.
Ka qenë i pari Noizy, i cili ka reaguar menjëherë me një status pas batutës së Ledion Liços. Ky i fundit u shpreh se reperi bën xhiro me ferrarin e marrë borxh nga shokët. Kaq ka mjaftuar që Noizy të shpërthej në sharje në Instagram.
“Mbreti Xhungles ecën vet. Fuck ur Awards @ledionl. Shko bjeri b****s, por bjeri haptas. Mos mbaj të dashur sa për mos me të dal nami. #Kollovar jeto me lekët e të dashurës bitch boy & ty sta bleu mami, as babi. Ta bleu e dashura”, shkruan Noizy nga Dubai.
Edhe producenti Zzap është shprehur me nota kritike dhe tone të ashpra ndaj Top Awards.
“M** Awards. Respekte për artistat, producentat, por jo për organizatorët”, ka shkruar Zapp në profilin e tij në Instagram.
Edhe këngëtari Alban Ramosaj, pas performancës është shprehur i indinjuar, po ashtu edhe familjarët e tij.
“Sot e kam kap mikrofonin në dorë vetëm për hatër të atyre që kishin ardh për mua. Ju falenderoj juve që më mbështesni dhe të gjithë artistëve që më suportuan”, ka shkruar Alban Ramosaj.
Nuk mund të mungonte edhe reagimi i Genta Ismajlit, e cila nuk ishte e nominuar në asnjë kategori.
“Manual për injorim nga Top Awards: 20,603,118 + YouTube views, 52,000+ likes, 2543+ comments, 44,830+ people talking about this, 200,000+ facebook likes, 200,000+ shares, Qindra video selfie në Instagram. Kënga më e dëgjuar e 2016. Nëse dëshironi që këngët e juaja të preferuara të nominohen duhet të kenë statistika 50% me të vogla se këto lart”, ka shkruar Genta.
Ndërkohë që ishin të shumtë artistët e njohur që nuk morën pjesë si Dafiza Zeqiri, Elvana Gjata, Flori Mumajesi, Majk, Getoar Selimi, Dhurata Dora, etj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF