KreuCelebrity

Ja ku u frymëzua Lori Hoxha për veshjen e saj në TMA

Lori Hoxha është gjithmonë e kujdesshme në zgjedhjen e veshjeve të saj, sidomos kur bëhët fjalë për dalje të rëndësishme. E tillë ka qenë edhe ajo në tapetin e kuq të Top Music Awards, ku vetë Lori ishte edhe producente e këtij spektakli.
Ajo kishte zgjedhur një jumpsuit të zi, që i ekspozonte pjesën e poshtme të gjoksit dhe me pantallona me pala të derdhura. Ju duket sikur i keni parë diku më parë këto pantallona?
Edhe Rihanna kishte veshur gjatë kalimit në tapetin e kuq dhe përformancës së saj në Brit Aëards 2016 një palë pantallona të ngjashme me pala të derdhura. E vetmja gjë që ndryshon është ngjyra e tyre.  Duke marrë parasysh faktin që Lori Hoxha vishet nga stilistët më të mirë botërorë, veshja e Rihannës mund të ketë shërbyer si një burim frymëzimi për fashionisten shqiptare. Ndoshta është edhe thjesht rastësi!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF