KreuCelebrity

U arrestua në Zyrih, Noizy kërkohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda!

 

 

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, është ndaluar nga autoritetet zvicerane në aeroportin e Zurich-ut. Policia Kantonale konfirmoi arrestimin për median Watson, duke deklaruar se reperi kërkohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me Dhunë. 

Noizy është ndaluar menjëherë sapo ka mbërritur në aeroport nga autoritetet zvicerane. Nuk dihen ende arsyet zyrtare të këtij ndalimi, por mendohet se mund të lidhen me çështje dokumentacioni ose vizash pune një problem që shpesh prek artistët që udhëtojnë për koncerte në vendet e BE-së dhe më gjerë.

Policia i ka pamundësuar Noizyt koncertin e paralajmëruar për mbrëmjen e së shtunës (5 korrik) në një nga “club-et” shqiptare në Zvicër. Koncerti ishte parashikuar të ishte një nga performancat më të rëndësishme të verës për reperin, pjesë e promovimit të albumit të tij të fundit. Në lidhje me rastin ende nuk ka një reagim nga ana e reperit.

Kujtojmë se Noizy u arrestua në Shqipëri në gushtin e kaluar, pasi ishte në kërkim policor. Akuza ishte për përfshirje në një sherr në një diskotekë. Disa ditë më vonë, këngëtari u lirua me kusht. Në nëntor, ai u dënua me një gjobë prej 15,000 eurosh për këtë ngjarje.