KreuCelebrity

Arsyeja pse Ryan Gosling nuk i ka lënë ende vajzat e tij të shikojnë "Barbie"!

Arsyeja pse Ryan Gosling nuk i ka lënë ende vajzat e tij të

E teksa filmi “Barbie” pushtoi kinematë në mbarë botën, Ryan Gosling ka zbuluar së fundmi se ende nuk i ka lënë vajzat e tij të shikojnë filmin.

Në një intervistë për E! News, Ryan tha se edhe pse vajzat e tij me dashurinë që kanë për kukullën e barbit ndikuan që ai të pranonte rolin e Kenit, ai ka disa ndjenja të përziera në lidhje me performancën e tij në të.

 “Nuk e di nëse duhet ta shikojnë babain si Ken. Nuk e di se çfarë moshe është idealja për të parë prindin tënd duke luajtur këtë rol”, tha për “E News”.

Ato kanë parë “pjesë të vogla” të filmit dhe erdhën për ta vizituar në xhirime. Ryan dhe gruaja e tij aktore, Eva Mendes, kanë dy vajza, Esmerelda, 9 dhe Amada, 7.

Kujtojmë që Gosling thuhet se është në diskutime me Marvel Studios për t’iu bashkuar Marvel Cinematic Universe (MCU).

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF