KreuCelebrity

Belen Rodriguez thyen heshtjen, konfirmon tradhëtinë e ish-bashkëshortit me mikeshën e saj, Alessia Marcuzzi?!

 

Belen Rodriguez thyen heshtjen, konfirmon tradhëtinë e

“Një ditë besoj, do të na tregosh  nëse lidhja e ish-bashkëshortit tënd me Marcuzzin ishte e vërtetë”.-shkroi një fanse nën videon e fundit të publikuar nga Belén Rodriguez, ku shfaqet duke pedaluar me biçikletën e një fëmije. Në mbishkrim thuhej: “Kur e di se qesh mirë kush qesh i fundit”.

Belen nuk vonoi t`i përgjigjej komentit të fanses, duke thyer kështu heshtjen për aferën mes Stefano De Martinos dhe Alessia Marcuzzi. “Konfirmoj”, tha moderatorja me bindje. Në vitin 2020, faqja e internetit “Dagospia” nisi aludoi për një flirt mes Alessia Marcuzzi dhe Stefano De Martino, duke shkruar: “Ka një fije të përbashkët që lidh fundin e marrëdhënies De Martino – Belén dhe krizën Marcuzzi – Calabresi: Marrëdhënia klandestine (e zbuluar nga Belén) mes De Martinos dhe Alessia Marcuzzi-t”.

Fjalë që u mohuan menjëherë nga ish-bashkëshorti i Belén Rodriguez: “Dikush shkroi se kam ose kam pasur një lidhje me Alessia Marcuzzi. Isha duke folur në telefon me Alessia-n dhe Paolo-n, të cilët janë dy miqtë e mi dhe qeshëm shumë, pavarësisht nga bezdisja e një lajmi të tillë. Fatkeqësisht, jam i vetëdijshëm për pozicionin mediatik që kam në këtë moment. Duke qenë personazh publik pranoj lajme të rreme, kritika, çdo gjë që ndodh. E di që lajmet do të jenë pafund këto muaj dhe jetoj i qetë. Kur prekim familjet me fëmijë, ju lutemi, le ta shmangim. Ju premtoj se nëse fejohem, nëse bie në dashuri do të ju njoftoj”.

 

Më pas ishte edhe vetë Belén që komentoi lajmin: “Vetëm dy fjalë për të komentuar atë që po lexoni këto ditë. Me Alessian kam një marrëdhënie të bukur respekti reciproke, asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, asnjë mesazh, asnjë iPad.” Por tani duket ka ndërruar mendje dhe po rrëfen gjëra të patreguara më parë..

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF