Këngëtari Blero ka vendosur të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP" Kosova, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 200 mijë eurosh.
Këngëtari konsiderohej njëri prej favoritëve për ta fituar këtë edicion të dytë të BBV Kosova, por mesa duket ai nuk ka mundur ta vazhdojë më garën.
-
Vesa Luma i kthehet jurisë së “X Factor Albania”!
16 Dhjetor, 10:37
Blero u shpreh se nuk ka mundur të durojë presionin e madh psikologjik në shtëpi, duke shtuar se nuk e ka shijuar këtë përvojë. Pas kësaj ai ka lexuar edhe një letër ku ndër të tjera thuhej se për të qëndruar aty ai duhet të ndërrojë karakter, edukatë, etj..
Në fund Blero nuk harroi të falënderojë publikun për mesazhet për ta shpëtuar atë.