KreuCelebrity

"Boll me këtë fëlliqësi", Lizzo tërhiqet nga muzika: Nuk duroj më fyerjet për pamjen time!

"Boll me këtë fëlliqësi", Lizzo tërhiqet nga

Lizzo ka shfryrë zemërimin e saj del në rrjetet sociale, e lodhur nga "fyerjet ndaj pamje se vet fizike". Këngëtarja njoftoi se në këtë pikë, dëshiron tërheqjen nga muzika. “I Quit”, ka shkruar reperja amerikane, simbol i pozitivitetit trupor, në faqen e saj në Instagram, duke sugjeruar se dëshiron të tërhiqet nga bota e muzikës ose të paktën të bëjë një pushim. Ylli i popit ka qenë së fundi në qendër polemikash të forta, e denoncuar për ngacmime dhe body shaming nga disa ish balerinë të saj. Lizzo e mbrojti veten.

"Boll me këtë fëlliqësi", Lizzo tërhiqet nga

"Jam lodhur duke i duruar të gjithë ata që më tërheqin zvarrë në jetën time dhe në internet. Gjithçka që dua është të bëj muzikë, t'i bëj njerëzit të lumtur dhe të ndihmoj që bota të jetë një vend më i mirë nga sa e gjeta unë”, thekson artistja 35-vjeçare.: “Por kam filluar të ndihem sikur bota nuk më do, po merrem vazhdimisht me gënjeshtrat që thuhen për mua për të fituar prestigj dhe pikëpamje... Jam gjithmonë në shënjestër të ngacmimeve për mënyrën si dukem. Jam vënë në shënjestër të njerëzve që nuk më njohin dhe nuk më respektojnë. Unë nuk i hyra kësaj rruge që të përballem me një fëlliqësi të tillë”, vazhdon ajo.

"Boll me këtë fëlliqësi", Lizzo tërhiqet nga

Postimi i Lizzos mori edhe shumë komente mbështetëse nga ndjekës e artistë të tjerë, ndërsa Paris Hilton shkroi "We love you Queen". Edhe majin e vitit të kaluar, Lizo kishte bllokuar llogarinë e saj në X (Twitter) dhe kishte kërcënuar se do të linte muzikën pas një orteku ofendimesh ndaj pamjes së saj fizike.

"Boll me këtë fëlliqësi", Lizzo tërhiqet nga

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF