Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi janë kthyer në njërin prej çifteve më të komentuara të “Big Brother Vip Albania 3”. Lidhjen që lindi nën syrin vëzhgues të kamerave ata e kanë vazhduar edhe pas daljes nga shtëpa, por nuk kanë shpëtuar nga kritikat e fansave, të cilët i kanë akuzuar për imitim të historisë së një tjetër çifti të njohur të BBVIP, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.
Duke bërë krahasime mes dy çifteve, disa ndjekës e akuzuan Sarën e Bardhin se po përpiqen të kopjojnë rrugëtimin e Luizit dhe Kiarës. “Pse mundoheni të bëni si çifti Luiz-Kiara nuk ju shkon fare,”ishte njëri nga komentet.
Sara ka reaguar ashpër, me një ton që ka surprizuar ndjekësit. “Hundën dhe buzët. Unë 3 isha dhe Kiara 13. Ec qarkullo” – ka shkruar ajo, ndërsa Kiara akoma nuk ka reaguar mbi këtë.