Është një nga ngjarjet më të pritura të vitit dhe yjet janë të emocionuar për të zgjedhur veshjet e tyre në tapetin e kuq. Me kalimin e viteve, ka pasur yje që kanë hyrë në historinë e Oscars për veshjet spektakolare, por në vitin 2024, nuk pati asgjë që të mbetej në mendje, pasi duket askush nuk deshi të rrezikonte përsa i përket pamjes: yjet preferuan thjeshtësinë, elegancën dhe shijen e mirë, por asgjë madhështore ose të paharrueshme.
Një nga surprizat e mëdha të mbrëmjes erdhi nga Margot Robbie: nëse deri më tani, në të gjitha festat për të cilat ishte nominuar, aktorja kishte veshje të frymëzuara nga garderoba e kukullës Barbie, këtë herë ajo u shfaq me diçka krejtësisht ndryshe. Në tapetin e kuq të çmimeve Oscar, Margot ecte me një fustan të zi bust nga Versace.
Duke qenë se Zendaya nuk gabon thuajse asnjëherë në tapetin e kuq, edhe këtë herë ka bërë një paraqitje perfekte, por klasike e të sigurtë: aktorja e Dune zgjodhi një fustan Armani Prive në nuancat rozë dhe argjend.
Një nga yjet më të admiruara të mbrëmjes ishte Charlize Theron. Aktorja 48-vjeçare ishte mahnitëse me një fustan të Dior.
Eva Longoria zgjodhi një veshje klasike - një fustan të zi me prerje të ulët.
Lupita Nyong'o ishte rrezatuese në Armani Privee dhe Florence Pugh zgjodhi një veshje të firmosur nga Del Core.