KreuCelebrity

Del në ankand dera e filmit “Titanc”!

Del në ankand dera e filmit “Titanc”!

Një nga elementët më të rëndësishëm të filmit Titanic, është në ankand. Dera përmes së cilës Rose (Kate Ëinslet) shpëtoi nga anija e mbytur dhe uji i ngrirë do të hidhet në ankand nga shtëpia amerikane Heritage Auctions. Oferta fillestare është 40 mijë dollarë.

Dimensionet e derës janë 2.44 metra e gjatë dhe 1.04 metra e gjerë. Ankandi do të mbahet nga data 20 deri më 24 mars. Dërrasa e shpëtimit u frymëzua nga një pjesë e vërtetë e rrënojave të shpëtuara nga mbytja e anijes së vitit 1912.

Del në ankand dera e filmit “Titanc”!

“Është një mundësi një herë në jetë për koleksionistët dhe fansat”, tha Joe Maddalena, EVP e Heritage Auctions, për Barrons. "Askush nuk e dinte se shumë prej këtyre pjesëve do të bëheshin të disponueshme dhe ne jemi të emocionuar dhe të nderuar të bashkëpunojmë me Planet Hollyëood për t'i sjellë ato në ankand".

"Ne vendosëm të hapnim ankantin me një shumë modeste për të inkurajuar fansat nga e gjithë bota që të marrin pjesë në këtë mundësi të jashtëzakonshme për të zotëruar një pjesë të historisë filmit," tha Maddalena.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF