Në një intervistë “virtuale” në “Instastory”, Sara Hoxha u ironizua nga një ndjekës i cili kërkoi t`i tregonte se ajo u bë e njohur falë Ledrit. Blogerja ja ka kthyer përgjigjen po me thumb, duke e falenderuar për "kujtesën".
"Mos harro kush t`i hapi rrugët të bësh gjërat që bën sot, e kush të bëri të jesh dikushi", ishte mesazhi i ndjekësit, të cilit ajo ia kthen: "Asnjëherë, faleminderit që ma kujtove"!
Nuk ka ende një reagim zyrtar nga çifti Sara dhe Ledri lidhur me thashethemet që qarkullojnë për ndarjen e tyre. Dyshja prej kohësh, duket se po bëjnë jetë të ndarë por për sa kohë mes tyre është vajza e tyre Poem, fansat shpresojnë për një mundësi rikthimi.



















