Demi Moore dhe Pamela Anderson kanë qenë pa dyshim dy “ikona” të viteve ’90. Adoleshentët i kishin muret e mbushura me postera të dy yjeve dhe vajzat donin të ishin si ato. Të admiruara dhe të dëshiruar nga kushedi sa meshkuj në mbarë botën, Demi dhe Pamela mbeten ende dy nga divat më joshëse në Hollywood. Por mënyra se si i afrohen tapetit të kuq është gjithmonë e më ndryshe.
Të dyja ato u shfaqën “vite dritë larg njëra-tjetrës” në spektaklin e Vanity Fair, të organizuar çdo vit nga revista e famshme pas ndarjes së çmimeve Oscar.
Nëse Demi Moore, në moshën 61-vjeçare, dëshiron të konkurrojë me femrat 20-vjeçare, Pamela Anderson nuk përpiqet ta fshehë kalimin e kohës. Aktorja 56-vjeçare e Baywatch shkoi në festë pa grim, me flokët e pastiluar dhe një fustan pa formë e të modës së vjetër.
Në vend të kësaj, Demi kishte të njëjtin pamje provokuese si gjithmonë: ajo zgjodhi një fustan të guximshëm me prerje të ulët që ekspozonte ndjeshëm trupin, dhe dukej 20 vjet më e re!