KreuCelebrity

“Dhimbja më e hidhur..”, Alketa Vejsiu flet për humbjen e të atit: Viti më i keq i jetës sime!

“Dhimbja më e hidhur..”, Alketa Vejsiu flet për humbjen e

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Alketa Vejsiu ka folur së fundmi për humbjen e babait të saj. Teksa ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, një prej tyre e ka pyetur se si po e kalon dhimbjen e humbjes së tij.

Alketa ka zgjedhur t’i përgjigjet dhe është shprehur se ishte dhimbja më e hidhur që kishte provuar në jetë, teksa ka treguar edhe marrëdhënien e veçantë që kishte me të.

“Dhimbja më e hidhur..”, Alketa Vejsiu flet për humbjen e

 “Mund të them se ky është viti më i keq i jetës sime dhe dhimbja më e hidhur që kam provuar ndonjëherë. Kisha një lidhje shumë të veçantë me babin dhe ne kishim një gjuhë dashurie të jashtëzakonshme të dy. Mesazhet e tij janë fantastike dhe kur i lexoj sot, mekanizmi i mbijetesës që kemi ne njerëzit për ta maskuar dhimbjen, por dhimbja është aty në fakt. Ne duhet të akomodohemi te dhimbja jonë dhe të shikojmë përtej saj.

“Dhimbja më e hidhur..”, Alketa Vejsiu flet për humbjen e

Babi gjithmonë kur ishim të gëzuar, më thoshte kur të largohem nga kjo jetë duhet të më përcjellësh me muzikë. Dhe kështu ishte momenti i ceremonisë së lamtumirës. Nuk donte që unë të vishesha me të zeza në asnjë mënyrë. Më thoshte vishu o me të bardha o me të kuqe se këto janë ngjyrat që të shkojnë.

Është një mungesë që nuk mund të zëvendësohet, por jam mundur të lexoj libra dhe të kuptoj, t’i jap një interpretim udhëtimit të shpirtrave që ikin edhe vijnë dhe janë me ne, si Zotat, për të na mbrojtur”, u shpreh moderatorja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF