Shqiptarja Violeta Berisha nga Puka është zgjedhur kryetare e Bashkisë Fairview. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë me anë të një njoftimi ku me dije se një prej bashkive në New Jersey të Shteteve të Bashkuara, Fairview, do të drejtohet nga një grua shqiptare.
-
Kendall Jenner dhe Bad Bunny rikthehen bashkë?!
5 Janar, 12:54
Në këtë mënyrë, Violeta Berisha, bëhet shqiptarja e parë që merr këtë detyrë të rëndësishme në SHBA. “Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violetta Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairview, New Jersey, Borough of Fairview.
Urime Violeta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë. Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit. Suksese në rrugëtimin tuaj. Krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar Ambasada Amerikane.
Kujtojmë që në fillim të dhjetorit, Edit Shkreli, avokatja shqiptare më një karrierë të pasur në SHBA, u betua si gjykatësja e parë shqiptare në New York, duke u bërë shqiptarja e parë me një detyrë të tillë.



















