Kanë të njëjtin mbiemër dhe janë emra shumë të njohur të gazetarisë dhe moderimit në Shqipëri. Shumë prej jush mund ta kenë pyetur veten nëse mbiemri Mema i Dojnës dhe Marinit është diçka e rastësishme, apo ata kanë lidhje gjaku mes tyre. Ka qenë Dojna Mema ajo që është pyetur në programin “Oxygen” nëse ka lidhje familjare me gazetarin e njohur të Top Channel Marin Mema dhe përgjigja është po. Dojna dhe Marina janë fëmijë xhaxhallarësh, ndonëse pak mund ta dinë.
“E kam djalë xhaxhai. Është djalë fantastik. U qëndron besnik instikteve të tij dhe ka shumë pak të tillë. Është shumë e vështirë të gjesh sot djem të tillë. Jam krenare që jam vajza e xhaxhait të Marinit sepse është një person besnik dhe u shkon deri në fund ideve të veta”, tha Dojna Mema.