E ftuar pak ditë më parë në emisionin “Oxygen”, Dojna Mema beri nje pohim, qe u kthye shume shpejt ne viral në rrjet. Dojna foli për ‘mbipopullimin’ e ekraneve shqiptare nga vajzat e Instagramit duke nënkuptuar që po shkelin në televizione vajza të patalentuara.
“Mendoj që televizioni, sa më shumë kalon koha, aq më shumë degradohet,” u shpreh Dojna. “Përpos argëtimit, mendoj që është shumë e rëndësishme të ketë edhe emisione edukative. Kur them edukative, [e kam fjalën] edukative në çdo aspekt, sepse kemi nevojë të dëgjojmë muzikë të mirë, të promovojmë vlera, kemi nevojë të flasim për tema të rëndësishme. […] Jo vetëm goca Instagrami. Nuk kam asgjë me gocat e Instagramit, por nuk ka shumëllojshmëri, ka vetëm goca Instagrami në televizionet shqiptare, apo djem të pasur, pa i pyetur se si e kanë bërë pasurinë”, tha prezantuesja.
Por, kjo deklaratë e Dojna Memës, duket se nuk është pritur dhe aq mirë nga ish-banorja Big Brother, Rike Roçi, e cila ka shpërthyer në një koment te ashper ndaj saj. "Harroi kjo qe cuni babit … i vinte 500 euro ne ball dhe i beheshin syte me zemra kesaj …I urrej vajzat qe bejne si moraliste dhe pastaj nga mbrapa jane me keq” – komenton Rike në videon e postuar ku më pas dhe është fshirë komenti.
Ajo i referohet pamjeve të mëposhtme, që janë bërë vite më parë, kur Dojna Mema intervistoi Erik Fullanin, djalin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit. Gjatë videos live në Instagram, dikush i shkroi “A ke ndonjë 500 euro për të na i dhënë?”. Eriku nxori 500 euro dhe i mbuloi sytë Dojnës, e cila reagoi duke thënë “Oh my God” (Oh, Zot!).