Tashmë nuk ka më dyshime dhe drejtuesit e Top Media ja kanë besuar moderimin e Big Brother VIP Ledion Liços. Për arsye që asnjëra palë nuk ka zgjedhur t’i bëjë publike, tanimë është zyrtare se moderatorja me të cilën identifikohet ky program, Arbana Osmani nuk do të jetë më e zonja e shtëpisë.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Ledion Liço moderon Big Brother, pasi 9 vite më parë, kur Arbana sapo kishte sjellë në jetë djalin e saj të parë Jonin. Por ju kujtohet se cili u shpall fitues në Big Brother Albania 8, edicion i moderuar nga Liço?
Fituesi i atij edicioni u shpall 23 vjeçari nga Kosova Vesel Kurtishaj, i cili hyri në shtëpinë e Big Brother në ditën e 43-të. Edhe pse hyri shumë më vonë se banorët e tjerë, Kurtishaj arriti të dalë triumfues. Vendi i dytë atë edicion u fitua nga gazetarja Alba Çoba, ndërsa në vend të tretë u rendit Fatjon Hysenbelliu.