KreuCelebrity

Dua Lipa shpall datat e reja të turneut të ri!

Dua Lipa shpall datat e reja të turneut të ri!

Dua Lipa më 3 maj do të publikojë albumin më të ri “Radical Optimism”, i cili përmban 11 këngë. “Houdini” dhe “Training Season” janë dy këngët solo që artistja ka publikuar deri më tani.

Dua Lipa shpall datat e reja të turneut të ri!

Së fundmi me anë të një postimi në Instagram, Dua Lipa njoftoi për vendet evropiane ku do të nisë turneun për albumin e saj “Radical Optimism”.

Më 5 qershor do të mbajë një koncert në Berlin të Gjermanisë, më datën 9 do të jetë në Kroaci pastaj më datën 12 dhe 13, Dua Lipa do të mbajë dy koncerte në Francë.

Dua Lipa shpall datat e reja të turneut të ri!

“Ju mund të merrni akses të hershëm në para-shitje duke porositur paraprakisht albumin përmes linkut në biografinë time. Mezi pres t’ju shoh atje!”, shkroi ajo përkrah postimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Kujtojmë që  “Radical Optimism” vjen pas dy albumeve të sukseshëm të Dua Lipës, “Dua Lipa” në vitin 2017 dhe “Future Nostalgia”, i publikuar në 2020.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF