Elia Zarahia dhe Princ Leka kanë patur këtë të hënë seancën gjyqësore për zgjidhjen e martesës së tyre gati 7-vjeçare.
Burime pranë Top Channel kanë bërë me dije se seanca është shtyrë, për shkak se nuk ka qenë i pranishëm Princ Leka. Aktorja Elia Zaharia ka qenë e pranishme dhe është fotografuar teksa ka dalë nga ambientet e Gjykatës.
Pak ditë më parë Elia Zarahia dhe Princ Leka kanë përfunduar në dyert e policisë, duke pretenduar se janë dhunuar nga njëri-tjetri. Gjithçka ka nisur kur Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia.
Të dyja palët akuzojnë njëri-tjetrin, ndërkohë që në media qarkulloi edhe një video, ku aktorja shihej duke e goditur dhe akuzuar Princin se i kishte dhunuar babanë.



















