KreuCelebrity

Mark Frroku surprizon partneren e tij Rudina Dembacaj! Si nisi historia e dashurisë së tyre

Mark Frroku surprizon partneren e tij Rudina Dembacaj! Si nisi historia e
Rudina Dembacaj e ftuar në “S’e Luan Topi” u surprizua nga partneri i saj Mark Frroku.

Ajo ka mbetur e habitur pasi Mark Frroku nuk del nëpër programe televizive.
Çifti treguan se si nisi njohja e tyre në mënyrë shoqërore dhe më pas në një histori dashurie.

Rudina Dembacaj: Marku nuk del në emisione televizive, çfarë i keni bërë?

Erjona Rusi: E di sa njerëz janë ulur në atë kolltuk edhe kanë thënë se mendoja kurrë.

Mark Frroku: Banditja është kjo. Më ka vjedhur zemrën. Ne jemi takuar rastësisht në një vend në Lezhë. Shkëmbyem numrat dhe më pas u takuam në Tiranë. Unë e marr në telefon dhe i thash pini kafe ktej nga fshati ju.

Rudina Dembacaj: Unë thash se ku jeton.

Mark Frroku: Fillimisht ka qenë shumë shoqërore. Ishim shumë miq.

Rudina Dembacaj: Unë ende se kam marrë veten që Marku është këtu. Marku nuk del kurrë në emisione televizive, nuk e di çfarë i keni bërë.

Mark Frroku: Unë kam ardhur për ty.

Rudina Dembacaj: Kemi qenë shumë miq dhe me thënë të drejtën nuk e refuzoja kur dilnim. Sa herë më thonte për kafe, unë pronto. Më tërhiqte që në fillim.

Mark Frroku: Super e këndshme nëpër tavolina dhe më pëlqente biseda e Rudinës. E thërrisja më thërriste, por më shumë e bëja unë. Por vinte, nuk përtonte.

Rudina Dembacaj: E papërtushme. Flutur moj flutur.

Mark Frroku: Unë kalova një eksperiencë jo të mirë, dhe Rudi më pyeste si kisha kaluar dhe çfarë kisha bërë. Por nuk linte as një pyetje pa bërë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF