KreuCelebrity

E trishtë: Gati dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas!

E trishtë: Gati dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron

Dhoma Ekonomike e Gruas dha sot lajmin e hidhur se drejtoresha e saj, Klodiana Ajazi, ka ndërruar jetë.  “Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të shtatzanisë”, thuhet në njoftim. Historia tragjike e Klodianës nisi me humbjen e fëmijës, si pasojë e së cilës kaloi në nje komplikacion te rende, e prej disa javësh ishte në gjendje kritike për jetën.

E trishtë: Gati dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron

Ajo u dërgua dhe në Stamboll për trajtim të specializuar. Për shkak se trajtimi i specializuar ishte i kushtueshëm, familjarët nuk kishin mundësi ta përballonin ekonomikisht ndaj dhe u cel një GoFundMe, për të mbledhur shumën prej 150 mijë euro me qëllim shpëtimin e saj.

Për fat të keq, as mjekimi në Turqi nuk arriti t`ia shpëtonte jetën. “Duke ju falenderuar përulësisht për angazhimin e jashtëzakonshëm në përpjekje të shërimit të Klodiana Ajazit, drejtore e Dhomës Ekonomike të Gruas, fatkeqësisht kjo nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj. Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të të shtatzanisë. Sot familja dhe miqtë janë të pikëlluar për humbjen e një jete kaq të re. Bordi i Dhomës dhe anëtarët kanë humbur sot një mike, sipërmarrëse të re, punëtore, energjike, pozitive dhe bashkëpunëtore”, – shkruan Dhoma Ekonomike e Gruas.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF