Modelja e famshme Endi Demneri është parë teksa ka pozuar me artistin më të madh italian të diamanteve, Giorgio Damiani.
Prej kohësh tashmë dihet se bukuroshja shqiptare Endi Demneri modelon për "Dolce & Gabbana", dhe mesa duket tashmë është gati për nisjen e një rruge të re.
Mos vallë po vjen si imazh i "Damianit"? Kjo mbetet për t’u parë..
Lajmi për këtë bashkëpunim është dhënë nga vetë Endi e cila ka ndarë disa momente nga takimi me Giorgio Damianin në rrjetin e saj social Instagram, ku krah postimit ka shkruar, “Shumë e lumtur për një bashkëpunim kaq të veçantë. Faleminderit @giorgiograssidamiani për pritjen e ëmbël. Koleksioni i ri është një surprizë e vërtetë!”.
View this post on Instagram
"Damiani" është një firmë prestigjioze, e cila prej vitesh tashmë është prezente në Shqipëri si ekskluzivitet i boutique Kastrati.
View this post on Instagram
Vetë Endi në vijim besojmë do të zbulojë detaje rreth këtij bashkëpunimi, i cili padyshim do të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve..