KreuCelebrity

Era Rusi konfirmon dashurinë: "Amani", kënga e verës dhe e dashurisë!

 

Energji pozitive, larmi temash, argëtim dhe informacion në një format dinamik, sigurisht, dhe mikpritës. "Miqtë e Pasdites" sjell bashkë të ftuar të veçantë nga fusha të ndryshme, si arti, kultura, sporti, kulinaria dhe teknologjia. Temat e nxehta dhe aktuale, ku ndërthuren intervistat frymëzuese me çaste argëtuese, për të sjellë buzëqeshje në çdo shtëpi. Nën moderimin e Beniada Nishanit, "Miqtë e Pasdites" për një atmosferë të këndshme për shikuesit e të gjitha moshave.

E ftuar pasditen e djeshme ka qenë këngëtarja e njohur, Era Rusi, e cila ka treguar shumë për jetën e saj personale, ku ka konfirmuar dashurinë, për karrierën dhe ëndrrën e saj të madhe.  Gjithashtu gjatë emisionit Era ka kënduar disa këngë popullore, baladë, greke, disa nga këngët e saj dhe ka prezantuar projektin e ri muzikor. 

Beniada: Çfarë dmth "Amani"?

Era Rusi: Do të thotë 'aman se kam rënë në dashuri' 

Beniada: Dmth ke rënë?

Era Rusi: Po kështu i bie dhe në dimer edhe në verë mirë është të dashurojmë 

Beniada: Kush është ëndrra jote më e madhe 

Era Rusi: Ka ndryshuar ëndrra ime në sirtar ndër vite, dikur kam pasur ëndërr të këndoja në evente shumë të mëdha, me kalimin e viteve tashmë ëndrra ime është të krijoj familjen time