KreuCelebrity

Fansat e kanë një emër për fëmijën e Justin dhe Hailey! Selenës nuk do t’i pëlqejë aspak!

Fansat e kanë një emër për fëmijën e Justin dhe

 


Justin Bieber dhe Hailey janë në pritje të fëmijës së parë.
Dhe tani fansat e çiftit kanë përgatitur një teori konspirative të çuditshme se si mund të quhet emri i bebes. Javët e fundit fansat dhe grupet mbështetëse në mediat sociale kanë sugjeruar që çifti i lumtur ta quajë vogëlushin Emory Bieber, i cili është emri i fëmijës së ëndrrave të Selena Gomez.

Në një event në vitin 2010, Gomez u shpreh se i pëlqen shumë ky emër për fëmijën e saj të ardhshëm.

“E kam zgjedhur emrin e fëmijës prej shumë kohësh”; u tha ajo fansave në audiencë.
“Më pëlqen Emory. Që është E-M-O-R-Y. Fut mbiemrin e burrit tim”, vazhdoi ajo, përpara se të shtonte: “Po, Emory Bieber”.

Tani fansat në rrjetet sociale kanë nxjerrë në pah intervistën dhe po i kërkojnë Hailey-t që të përdorë emrin për fëmijën e saj me Bieber.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF