KreuCelebrity

Fedez: Respekt për Chiarën, zero dhembshuri për bashkëpunëtorët e saj

Fedez: Respekt për Chiarën, zero dhembshuri për

“Sexy shop” është hiti i ri i verës i Fedez dhe Emis Killa, i cili përveçse rikthen reperin në origjinën muzikore, ishte shumë i pritur edhe për referencat e qarta për Chiara Ferragni-n dhe divorcin e tyre.

Duke folur për La Stampa, Fedez tha, “Jam mbi hënë, sepse mendoj se nuk kam më nevojë për paterica. Bëra gjënë më të mirë që mund të kisha bërë për një kohë të gjatë. E gjeta veten. Ajo që shkrova mund të jetë pak e keqe, por jo e pahijshme. Tregon një pjesë të jetës sime, por nuk janë gjëra të stilit Shakira" (referenca e dukshme është kënga e saj hakmarrëse kundër Piqué).

Fedez: Respekt për Chiarën, zero dhembshuri për

Sërish për La Stampa, reperi thotë se beson se ka shkruar rreshtat më të sjellshëm dhe më të saktë që mund të bëhen në lidhje me marrëdhënien mes tij dhe Chiarës. “Dua të shpreh vetëm dhe vetëm respekt ndaj saj, sepse nuk kam çfarë të them dhe kështu është. Sigurisht që nuk kam ndërmend të hedh baltw mbi nënën e fëmijëve të mi Leone dhe Vittoria. Sigurisht, e njëjta gjë nuk është e vërtetë për ata që e rrethojnë. Unë nuk kam mëshirë për ta dhe nuk do të kem mëshirë”.

E kishte thënë tashmë në intervistën për Belve, e para në të cilën kishte përmendur ndarjen: “Çfarëdo që të ndodhë, Chiara do të jetë gjithmonë nëna e fëmijëve të mi dhe ajo do të jetë gjithmonë gruaja e jetës sime, pavarësisht dashurisë, çfarëdo qoftë. Dhe shpresoj që klima të relaksohet për të mirën e fëmijëve tanë”, ka shpjeguar ai për Francesca Fagnanin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF