Për të festuar dashurinë, One Albania vjen këtë shkurt me një fushatë emocionuese krahas ofertës speciale për gamën e plotë të iPhone 14. Gjatë gjithë muajit, kompania ka për qëllim të shpërndajë gëzim dhe pozitivitet te klientët e saj, duke pasuruar eksperiencën e tyre përtej blerjes së smartphone.
Fushata "Fol me zemër", zhvilluar nga One Albania, shkon përtej ekspozimit të produktit. Ajo qëndron si një dëshmi e besimit tonë në rëndësinë e shprehjes së emocioneve. Nëpërmjet një morie aktivitetesh, objektivi ynë është të sjellim më pranë njerëzit dhe të promovojmë rëndësinë e dashurisë në jetët tona.
Në epokën e sotme digjitale, teknologjia shërben si një urë lidhëse për të sjellë njerëzit më pranë. Qoftë nëpërmjet aplikacioneve të shkëmbimit të mesazheve, apo edhe vetë mediave sociale, teknologjia lehtëson komunikimin dhe na mundëson të krijojmë lidhje domethënëse me të tjerët.
Duke bashkëpunuar me një ekip personazhesh publike, figura shumë të dashura për shqiptarët, One Albania ka në fokus të zbulojë ndikimin që ka teknologjia në dinamikën e marrëdhënieve. Për të eksploruar më tej mbi perceptimin e qytetarëve se si teknologjia formëson marrëdhëniet, u zhvilluan Vox Pop-e me njerëz të ndryshëm në qytetin e Tiranës, të cilët ndanë me ne opinionet e tyre mbi këtë tematikë.
https://www.youtube.com/watch?v=4vxwoCoVpyk
Festimet nisën me një instalim Photo Booth 360°, të vendosur në dyqanin Flagship, në zonën e Bllokut. Kalimtarët patën mundësinë të bëjnë video me të dashurit e tyre, duke marrë kështu një kujtim të veçantë me rastin e festës.
https://www.instagram.com/reel/C3YNcbuhFOd/?hl=en
Përpos këtyre aktiviteteve, platformat e mediave sociale të One Albania angazhuan audiencën me personazhe dhe influencera nëpërmjet Convo Cards, lojë e cila ka për qëllim njohjen më mirë të partnerit nëpërmjet pyetjeve interaktive dhe gazmore.
https://www.instagram.com/reel/C3VkZ5WNGL-/?hl=en
Në përpjekje për të kuptuar më shumë rreth psikologjisë pas teknologjisë dhe se si ajo ndikon te marrëdhëniet, ne kontaktuam psikologen klinike Megi Koçiaj, e cila ndau këshilla të vyera mbi marrëdhëniet dhe se si teknologjia mund t’i vijë në ndihmë dashurisë. “Teknologjia është një mjet që mund të shërbejë për të dyja palët ose të gjithë ata të përfshirë, që të ndërtojnë sigurinë në vete ndërkohë që njohin një person të ri, nëpërmjet ekspozimit gradual, gjatë procesit të njohjes.”- tha ajo, duke reflektuar mbi rolin e teknologjisë në marrëdhënie.
https://www.youtube.com/watch?v=WGXec810Jio
One Albania inkurajon të gjithë të "flasin me zemër" dhe të shfrytëzojnë rastin për të shprehur dashurinë dhe vlerësimin për më të dashurit e tyre. Dhe për të kopsitur këtë fushatë, kompania ofron zbritje të konsiderueshme në të gjithë gamën e telefonave iPhone 14, gjatë gjithë muajit shkurt.
Mos e humbisni këtë mundësi për të dhuruar dashuri dhe për të kursyer në blerjen e iPhone 14 përmes fushatës së One Albania.
Le të festojmë dashurinë së bashku!