KreuCelebrity

FOTO/ Greta Koçi bëhet nënë për herë të parë (Dy fjalë zemre për të birin)!

FOTO/ Greta Koçi bëhet nënë për herë të

Këngëtarja Greta Koçi është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtarja me ndjekësit e saj në rrjetin e saj social Instagram.

Greta është bekuar me një djalë dhe krahas një fotoje ku shihet teksa mban në duar dorën e të porsalindurit, ka shkruar,

“Sot u bekova me një djalë, asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk u krahasoka me këtë moment. Është dita më e bukur e jetës sime! Faleminderit Zotit dhe të gjithë ekipit mjekësor në Amsterdam, me në krye Dr. @bertwibbens”.

FOTO/ Greta Koçi bëhet nënë për herë të

Kujtojmë që prej disa vitesh Greta Koçi dhe bashkëshorti i saj, i cili dëshiron të ruajë privatësinë, po shijojnë një histori të bukur dashurie.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF