“Është e pamundur që ajo ta ketë bërë, kjo është punë e një profesionisti. Jo e fotografit, por e dikujt që merret me postproduksion”: Kështu u shpreh në “Mattino Cinque News” paparaci Andrea Franco Alajmo lidhur me foton e shumëdiskutuar të Princeshës Kate Middleton, e cila rezulton të jetë e manipuluar.
"Si shumë fotografë amatorë, unë merrem me redaktim herë pas here. Doja të kërkoja falje për konfuzionin e shkaktuar nga fotografia familjare që shpërndamë dje. Shpresoj që të gjithë që festojnë gëzuar ditën e nënës," tha Kate përmes një deklaratë shfajësuese zyrtare.
Shpjegimi, megjithatë, nuk bindi askënd. Sipas ekspertëve, nuk ka gjasa që Kate Middleton ta kete modifikojë personalisht foton. Të gjitha paraqitjet në publik ose në mediat sociale nga anëtarët e familjes mbretërore, në fakt, kane kujdesin deri në detajet më të vogla nga ekspertët e komunikimit, dhe duket e pabesueshme që postimi i parë i shumëpritur i princeshës pas operacionit të kete "rrëshqitur" në të çarat e sistemit te kontrollit.