KreuCelebrity

Gabrielle nga “Xena, princesha luftëtare” , nuk njihet më 23 vite pas serialit!

Gabrielle nga “Xena, princesha luftëtare” , nuk njihet më

Nëse Lucy Lawless, e cila interpretonte Xenën, ka qenë një prani e vazhdueshme në botën e filmit që nga fundi i serialit që e bëri të famshme, e deri më tani, nuk mund të thuhet e njëjta gjë dhe për aktoren Renee O'Connor. Fansat e Gabrielle u habitën kur panë një klip në Instagram, në të cilin aktorja flet në një intervistë për paraqitjen e saj të fundit në produksionin e A Midsummer Night's Dream, dhe dukej kaq ndryshe.

Gabrielle nga “Xena, princesha luftëtare” , nuk njihet më
Gabrielle nga “Xena, princesha luftëtare” , nuk njihet më

Renee O'Connor u bë një superstar botëror me rolin e saj në "Xena, Princesha Luftëtare".  Në vitin 2019, Lawless konfirmoi për revistën Stellar se marrëdhënia midis Xena dhe Gabrielle synohej nga producentët të ishte romantike. “Në fillim unë dhe Renne nuk e kuptuam, por producentët e dinin se ku po shkonin”, u shpreh aktorja. Në vitin 2017, Renne i tha Fox Neës se ajo mbeti shoqe me Lucyn me të cilën interpretoi përsëri në 2021 në serialin My Life is Murder. Me kaq shumë seriale nga e kaluara që po rikthehen së fundi, nuk përjashtohet mundësia që ta shohim dhe Xenën në një version të ri. Lucy e pohoi se kjo cështje është diskutuar në fakt, por ajo vetë mendon se historia e princeshës luftëtare është e mbyllur tashmë. “Nuk është prioritet, sepse këtë gjë është folur prej vitesh dhe ne jemi pak të lodhur nga ky diskutim”, tha aktorja për metro.co.uk, duke shtuar sidoqoftë se ky si opsion, nuk është i përjashtuar përfundimisht.

Gabrielle nga “Xena, princesha luftëtare” , nuk njihet më

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF