Vetëm 28 vjec, Giovanni Padovani e mbylli jetën e tij, dhe kjo për shkak të xhelozisë së shfrenuar: Ish futbollisti Italian është dënuar për burgim të përjetshëm për shkak se rrahu për vdekjes ish-in e vet duke e goditur me çekiç e shkop bejsbolli. Padovani e godit pa mëshirë Alessandra Matteuzzi, 56 vjeçe, jashtë shtëpisë së saj në gusht 2022 në Bolonjë. Alessandra ishte në telefon me të motrën Stefania, e cila dëgjoi britmat e saj teksa goditej në mënyrë brutale nga i riu, me të cilin nuk donte të kishte më lidhje.
Ish-qendërmbrojtësi, i cili ka luajtur për Sancataldese dhe është gjithashtu një ish-model, i zuri pritë Alessandras pasi ekipi i tij i kërkoi të mos merrte pjesë në një seancë stërvitore. Stefania i tha një stacioni televiziv loka se Alessandranga makina e saj dhe filloi të bërtiste, “Jo Giovanni, jo, të lutem”. “Isha në telefon. Unë thirra [policinë] që shkoi menjëherë”.
Pasi çifti u nda, Padovani e bombardoi gruan me mesazhe dhe telefonata, duke e shtyrë atë ta raportonte për ndjekje. Ai nuk u zbraps, por vazhdoi ta përndiqte, t`i sabotonte makinën, i shkëputi matësin dhe madje u përpoq të ngjitej në ballkonin e saj. Padovani u përpoq t’i tregonte gjykatës se nuk ishte në gjendje të mirë mendore në momentin e sulmit.



















