KreuCelebrity

Rikthimi dinjitoz i Vesa Lumës! Elektrizon skenën me koncertin e saj recital!

Rikthimi dinjitoz i Vesa Lumës! Elektrizon skenën me koncertin e saj

Këngëtarja aq shumë e dashur për të gjithë Vesa Luma këtë të diel mbajti një koncert recital në Teatrin e Operës dhe Baletit në kryeqytet. Një rikthim ky ashtu siç i ka hije artistëve të vërtetë, siç është edhe Vesa Luma.

Rikthimi dinjitoz i Vesa Lumës! Elektrizon skenën me koncertin e saj

Salla e tejmbushur nga artdashësit e saj, përfshi të afërm, miq e kolegë, dukshëm i kishte marrë malli për këngët e bukura të Vesa Lumës. “Pikë Vese” zgjodhi ta quajë Vesa këtë koncert, që shënjon rikthimin bindshëm të saj në muzikë.

Rikthimi dinjitoz i Vesa Lumës! Elektrizon skenën me koncertin e saj

Pas shumë vitesh ajo dhe bashkëshorti i saj Big Basta kanë lënë Australinë dhe janë rikthyer për të vazhduar rrugën e artit, aty ku e patën lënë; si fillim me pjesëmarrjen e tyre me një duet në Festivalin e Këngës e më pas me këtë koncert recital të Vesa Lumës.

Rikthimi dinjitoz i Vesa Lumës! Elektrizon skenën me koncertin e saj

Këngët e saj, ku mund të përmendim “Jemi dhe s’jemi”, “Edhe për mu do të ketë një zemër”, “Amanet”, ngritën në këmbë të gjithë të pranishmit, që në mes brohoritjeve, shijuan në maksimum muzikën e saj.  Moment tejet emocionues ishte kur në skenë, në mes të performancës me një buqetë me lule, u ngjit djali i tyre Lian.

Rikthimi dinjitoz i Vesa Lumës! Elektrizon skenën me koncertin e saj

Me rastin e 104-vjetorit të Tiranës si kryeqytet, këngëtarja kishte bërë një kolazh të bukur me këngë tironese, ku në mes tyre ishte këngë e të madhit Françesk Radi “Humba pranverën” dhe kënga e Merita Halilit “Doli goca n’penxhere". 

Rikthimi dinjitoz i Vesa Lumës! Elektrizon skenën me koncertin e saj

“Pikë Vese” u mbajt në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, aty ku artistja nisi rrugëtimin e saj muzikor, 20 vjet më parë, me pjesëmarrjen e saj në "Ethet e së premtes mbrema"..

Në fund të koncertit, prodhim i “Prepost Albania”, organizatorja Kozeta Kurti i dhuroi artistes një hartë simbolike ku territori i Shqipërisë dhe Kosovë është një; mbi hartë shihet e mbishkruar “Pikë Vese” së bashku me foton e Vesa Lumës.

Rikthimi dinjitoz i Vesa Lumës! Elektrizon skenën me koncertin e saj

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF