Manjola Nallbani dhe Aleksandër Gjoka janë dy nga artistët shqiptarë më të mirë që ne kemi. Dhe kush nuk do të donte t’i dëgjonte ata dy teksa këndojnë bashkë?
Së fundmi për gjithë adhuruesit e muzikës së mirë, Manjola dhe Sandri jo vetëm janë ngjitur bashkë në skenë, por edhe kanë kënduar dy nga këngët e tyre më të bukura në vite.
Këngën “Ditë dimri” të Aleksandër Gjokës dhe “Kur humba një dashuri” të Manjola Nallbanit, dy artistët i kanë kënduar në programin “Këngë moj” dhe gjithë teleshikuesit patën mundësi të shijojnë momente shumë të bukura televizive./bordo.al
View this post on Instagram
“Ditë dimri” Askush se këndon dot si Sandri. PO në “Këngë moj” ne u bëmë bashkë jo vetëm si miq të vjetër po dhe për të sjellë live, në duet dy nga këngët tona më të bukura në vite”, ka shkruar Manjola Nallbani në rrjetin e saj social Instagram, teksa ka publikuar një pjesë nga performanca e tyre, teksa të shumta kanë qenë komentet e bukura që ata kanë marrë nga fansat e shumtë që kanë.



















