KreuCelebrity

Ekskluzive/ Juliana Nura: Ja receta origjinale e piteve të Xhulit!

Ekskluzive/ Juliana Nura: Ja receta origjinale e piteve të Xhulit!

Plot energji, me një karakter shumë të fortë, Juliana Nura nga një Miss me linja të përsosura, prej kohësh është kthyer në një personazh të dashur për publikun. E kthyer në një brand suksesi për linjën e saj të fitnesit, por edhe rolin motivues në shumë kauza në mbështetje të vajzave dhe grave, Juli u kthye në një vajzë që gdhendi emrin e saj përmes lojës në “Big Brother Kosova”, e së fundmi në “Dancing With The Stars”. Por një ndër temat më të diskutuara rreth saj kanë qenë gatimet e saj, sidomos pitet e famshme, të cilat ajo vendos të tregojë për recetën origjinale për lexuesit e “Bordo”. 

Ekskluzive/ Juliana Nura: Ja receta origjinale e piteve të Xhulit!

Xhuli në “Big Brother” në Kosovë ja rrëmbeve zemrën publikun me lojën, energjinë, punët e shtëpisë, por edhe gatimet e tua?

Unë kam qenë motori i “Big Brother”. Se motori i bën të gjitha punët dhe nuk ishte vetëm gatimi, por me gatimin fitova zemrën publikut. Sepse ne jemi shqiptarë dhe të gjithë e dimë se sa i ruajmë traditat shqiptare, sidomos kur tryeza mbushet me gatime shqiptare dhe gjithë familja ha së bashku. Faktikisht kuzhina ka qenë strategji e imja, por banorët nuk e kanë kuptuar, deri sa ua kam treguar kur kam dalë jashtë. Pitet, ose byrekët si i quani ju në Shqipëri, kanë shumë kalori dhe yndyra dhe kjo bën që trupi të bjerë në qetësi. Unë e bëja këtë të hënë dhe të premte, gjithmonë për Prime. Kjo ishte loja ime, unë isha full me energji, ndërsa të tjerëve u kishte rënë tensioni. Por nga ana tjetër, unë vërtetë i gatuaj shumë mirë ushqimet tradicionale, sepse i dua shumë.

Ekskluzive/ Juliana Nura: Ja receta origjinale e piteve të Xhulit!

A do të tregosh për “Bordo” recetën e piteve të tua të famshme?

Po, kam vendosur t’ju tregoj gjithçka. Pitet e mia kanë 7 petë poshtë dhe 6 petë sipër, mbushjen mund ta bëni me se të dëshironi, me presh ose me mish, me djathë ose kungull. 

Cili është sekreti për brumin dhe çfarë keni përdorur?

Ujë, kripë, vaj, edhe diçka tjetër që nuk guxoj ta tregoj, sepse pastaj më vjedhin recetën dhe nuk janë më pitet e Xhulit. Për mbushje sot kemi preshin, që e kemi përgatitur me 1 kilogram presh, pak hudhër pluhur, kos, qumësht dhe ajkë. Pitja është shumë e thjeshtë, por duhet ta bësh me shumë dashuri, që të dalin të mira.  Preshin e kemi grirë dhe e kemi pjekur për 20 minuta.

Ekskluzive/ Juliana Nura: Ja receta origjinale e piteve të Xhulit!

Me se i hapni petët?

Me duar i hap, deri sa të bëhet sa masa e tepsisë.

Pasi keni hapur petët, çfarë bën?

E shkrijmë gjalpin dhe e lyejmë piten me gjalpë. Pitet kanë një petë të madhe dhe pastaj të tjerat futen brenda, fusim 7 peta poshtë dhe 6 sipër dhe në mes vendosim mbushjen.

Përgatitet vetëm me gjalpë të shkrirë, jo me vaj?

Vetëm me gjalpë të shkrirë.

Ekskluzive/ Juliana Nura: Ja receta origjinale e piteve të Xhulit!

Po më pas?

Bëjmë mbushjen. E hapim preshin në pite dhe pastaj vendosim piten sipër. E hapim petën sa kemi mundësi, sa e kemi tepsinë.

Më në fund, pamë edhe recetën origjinale.

Vetëm 90% origjinale, nuk guxoj të them origjinale, sepse do t’i fusim diçka tjetër ekstra.

Çfarë mund të jetë ajo diçka ekstra?

Nuk guxoj ta tregoj, por mund ta porosisni në Bagolinë, që së shpejti vjen edhe në Tiranë.

Ekskluzive/ Juliana Nura: Ja receta origjinale e piteve të Xhulit!

Pse ja pret pjesët anësore?

Sepse dua të jetë më ‘petite’. E bëj që të mos dalë harxhi jashtë. Pastaj hedhim dhe pak gjalpë sipër, që të bëhet edhe më e shijshme. Tani është gati ta fusim në furrë. Furra zakonisht nxehet 300 gradë në fillim, e lejmë 30 minuta të piqet pitja, pastaj e kalojmë në 250 gradë, që të mos digjet. Pasi e heqim nga furra, e lagim pak me ujë sipër, që të bëhet më e butë. E lëmë 5 minuta që të ftohet dhe është gati.

Juli, a të pëlqejnë ushqimet tradicionale?

Unë i adhuroj traditat shqiptare. Po shoh te rinia e Kosovës dhe Shqipërisë, po flas për shqiptarinë, që jemi larguar pak nga traditat, e shoh që njerëzit nuk e pëlqejnë më ‘kallaballëkun’ dhe kjo nuk më bën shumë të lumtur. Sepse mendoj se kemi tradita të bukura.

Ekskluzive/ Juliana Nura: Ja receta origjinale e piteve të Xhulit!

Të pëlqen më shumë të gatuash për të tjerët apo të gatuajnë të tjerët për ty?

Unë jam nga ato persona që kam qejf të gatuaj për njerëzit, sepse mendoj që respektin dhe dashurinë që e ke për të tjerët, kur e mbush tryezën plot me gatime që vijnë nga duart e tua, janë me dashuri dhe shije shumë të mirë.

Më kanë thënë që zgjohesh shumë shpejt në mëngjes, është e vërtetë apo jo?

Zgjohem herët, sepse në 6:15 kam klienten e parë në fitness. Kam vajza nga Europa dhe Amerika.

Po sa orë fle?

Kur më pyesin sa fle, gjithmonë u them njerëzve: ne kemi për të ikur një ditë nga kjo botë dhe kemi për të fjetur, dhe nuk kemi për t’u zgjuar më. Kështu që më mirë jetoj, kënaqem, dal, punoj dhe shijoj jetën. 

Pas Dancing, cilat janë planet e tua?

Kam shumë plane, aktualisht po jetoj mes Helsinkit, Londrës, Prishtinës, Tiranës. 

Ekskluzive/ Juliana Nura: Ja receta origjinale e piteve të Xhulit!

Ku do t’ju shohim prapë në ndonjë projekt?

Ma kanë bërë shumë këtë pyetje, kohët e fundit. Unë e dua shumë ekranin. E kam nisur si modele në Skandinavi, pastaj në Kosovë hyra në “Miss Kosova”, e së fundmi në programet “Big Brother” dhe “Dancing With The Stars”. Programet e mia do të jenë në Klan Kosova, por  jam e hapur edhe për bashkëpunime në televizionet shqiptare, për të bërë diçka që është e dobishme për publikun shqiptar. 

Në cilin format do ta shikoje më tepër veten?

Çfarë do formati më shkon mua, por më shumë dua të përcjell mesazhe të forta, siç janë shëndeti mendor, shëndeti fizik, edhe të drejtat e grave. Unë flas shumë që të kemi barazi gjinore. Jam shumë feministe dhe jam shumë krenare, që të flas për ne gratë. Nuk ka gjë që na ndalon, por është mendja ajo e cila na ndalon.

Ekskluzive/ Juliana Nura: Ja receta origjinale e piteve të Xhulit!

Po nëse do të vinte një ftesë për “Big Brother” në Shqipëri?

Më ka ardhur dhe kam thënë “Jo”. Sepse “Big Brotheri” për Xhulin ka mbaruar. Besoj se kam dhënë shumë për “Big Brotherin” e Kosovës. Kur kam ardhur në Tiranë, të gjithë më njihnin, “O Xhuli i ‘Big Brother’”. 

Në “Dancing”, a i shprehe mendimet e tua aq sa ke menduar?

Mendoj si një fjalë e urtë shqipe, ‘Si është vendi, bëhet kuvendi’. Ndryshe nga “Big Brother” që ka debate të forta, “Dancing” është një produksion për kërcim dhe mendoj që veten time, e kam treguar në kërcim. Unë nuk jam një vajzë që kundërshtoj jurinë, sepse juria është për një arsye aty, dinte nuk dinte juria është punë e tyre. Po si kandidate duhet t’i respektoj atë që mendojnë dhe të them faleminderit. Kur e shoh që duhet të rregulloj kokën, duart ose posturën e rregulloj, nëse e shoh që ia fusin kot, nuk e rregulloj, sepse mendoj që ia kanë futur kot. Ky është dallimi: Unë nuk i kam dhënë gojës në “Dancing With The Stars”, por u kam dhënë këmbëve. 

A mendon se në ‘reality show’, të gjithë para kamerës aktrojnë?

Jo të gjithë, por një pjesë e tyre aktrojnë. Unë nuk kam aktruar, çdo herë kam qenë vetvetja. Nëse është një produksion që nuk di të të shfrytëzojë ty si fytyrë publike, që ke një audiencë kaq të madhe, ata humbin jo unë. Ky është dallimi.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF