KreuCelebrity

Gati 60 vjeç, Keanu Reeves preu shkurt flokët dhe “rinohet” 25 vjet!

Gati 60 vjeç, Keanu Reeves preu shkurt flokët dhe

Keanu Reeves është kthyer në xhirime dhe ka një pamje të re! Paparacët arritën të kapnin disa foto të aktorit në xhirimet e filmit të tij të fundit, Outcome, përkrah regjisorit Jonah Hill. Sipas The Hollyëood Reporter, Outcome, i cili drejtohet dhe prodhohet nga Jonah Hill, "e vendos Reeves në rolin e Reef, një yll i trazuar i Hollivudit i cili duhet të gërmojë në thellësitë e errëta të së shkuarës së vet për t'u përballur me demonët e tij ndërsa shantazhohet me një video misterioze ë asaj kohe.”

Gati 60 vjeç, Keanu Reeves preu shkurt flokët dhe

Për këtë rol, Keanu bëri një ndryshim dramatik të pamjes dhe hoqi dorë nga flokët e tij. Me modelin e ri të flokëve, kanadezi i cili këtë vjeshtë do të mbushë 60 vjeç, duket se është rinuar brenda natës. Ylli 59-vjeçar është parë i veshur me xhinse blu dhe një bluzë të bardhë, mbi të cilën ka vendosur një xhaketë ngjyrë kafe. Edhe pse i preu flokët, Keanu nuk hoqi dorë megjithatë nga mjekra, por e stiloi atë për një pamje edhe më të freskët.

Gati 60 vjeç, Keanu Reeves preu shkurt flokët dhe

Më shumë imazhe të pamjes së re të Keanut po qarkullojnë gjithashtu në rrjetet sociale dhe fansat kanë mbetur të mahnitur se si duket aktori i ndryshuar.

“Sa mirë duket me flokë të shkurtër!”;

"Ai duket shumë i ri!";

“Nuk mund ta besoj që po mbush 60 vjeç! Duket sikur i ka kaluar të 30-at”;

"Më i bukur dhe më i re!";

“Pamja e re e bën atë perfekt! Është rinuar, është më i bukur dhe më simpatik”;

“Buzëqeshja e Keanu shkrin zemrat, ai është shumë i lumtur”, shkruan përdoruesit e rrjetit.

Në të vërtetë, Keanu ka çdo arsye për të buzëqeshur. Aktori i njohur i "John Wick" po merr oferta pafund dhe ndihet i plotësuar edhe në nivelin emocional.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF