Gruaja e Lionel Messit, Antonela Roccuzzo, spikat gjithmonë për elegancën që e karakterizon. Ajo së fundmi ka zbuluar tatuazhin e saj më të ri.
-
Në super formë; Donna Mills (81 vjeçe) zbulon regjimin ushqimor!
2 Shkurt, 11:14
Teksa ajo publikoi një foto në rrjetin social Instagram, duke vënë vaj në këmbën e saj të majtë, ndjekësit vunë re tatuazhin në kyçin e saj të majtë: një dizajn me lule.
Ende nuk dihet se çfarë domethënie ka, pasi sikurse dihet tatuazhet e saj kanë një kuptim të veçantë.
Gruaja e Messit gjithashtu ka një kurorë në krahun e saj, që përfaqëson një ndjenjë sovraniteti mbi jetën, vendimet dhe fatin e saj.
Por këto nuk janë të vetmet pasi Antonela mban një flutur në kyçin e dorës. Por padyshim më emocionuesit për Antonelën janë emrat e tre djemve të tyre: Thiago, Mateo dhe Ciro.