Dy profetë të njohur Nostradamus dhe Baba Vanga kanë lënë pas largimit nga jeta parashikime të frikshme për njerëzimin. Nostradamusishte një astrolog i shekullit të 16-të, mjek i murtajës, i akuzuar për herezi. Atij i është vlerësuar merita e parashikimit të Zjarrit të Madh të Londrës, ardhjes në pushtet të Hitlerit, e deri dhe sulmet e 11 shtatorit 2001 apo pandemia e COVID-19. Me botimin e librit të tij të famshëm "Les Profeties" në 1555, Nostradamusi i dhuroi botës dhe brezave të saj të ardhshëm një përmbledhje që parashikon luftëra, sëmundje, fatkeqësi natyrore, trazira civile, vrasje politike dhe gjëra të tjera të tilla. Edhe pse ai ka vdekur prej shekujsh, poezia e tij e paqartë paralajmëruese dhe nxitëse e frikës vazhdon të jetë një burim i profecive spekulative.
Baba Vanga, e njohur si Nostradamus i Ballkanit, ishte një mistike bullgare. Pasi humbi shikimin e saj në një stuhi rëre, ajo pretendoi se ishte e dhuruar nga Zoti me vizionin e vërtetë dhe një aftësi për të parë në të ardhmen. Që të dy ata flasin për një “mbret të ishullit që detyrohet të lërë fronin, e do të pasohet nga një tjetër që nuk do të ketë asnjë shenjë mbreti. Kjo ka nxitur spekulimet se bëhet fjalë për Mbretin Charles dhe princi Harry ndoshta do të zërë vendin e tij, ndërkohë që nuk është në të vërtetë ai i pari në linjë për fronin.
Ky pretendim është shqetësues për ndjekësit e familjes mbretërore, veçanërisht pasi Nostradamus parashikoi me saktësi vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II rreth moshës 96-vjeçare.