Egla e kaloi vetëm ditëlendjen e saj të 47. Ky moment nuk ka qënë dhe aq i këndshëm për aktoren ende të izoluar në Dhomën e bardhë me dy konkurentët e saj, Meritonin e Ilnisen, me të cilët kohët e fundit ka pasur shumë zënka. Pasi fryu qirinjtë e vetme, teksa po konsumonte ushqimin Egla u përlot.
Sakaq Meritoni dhe Ilnisa nuk kanë ngurruar t’i shprehin dashurinë njëri-tjetrit. E izoluar në dhomën e bardhë me Eglën dhe moderatorin, Ilnisa është ndjerë e mërzitur dhe i është hapur këtij të fundit. Ajo i thotë se “ka nevojë për të”, ndërsa Meritoni e puth dhe e përqafon dhe i thotë se “do e dojë përgjithmonë”.



















