Këngëtari Guaynaa dhe aktorja e blogerja Lele Pons kanë përjetuar një eposod aspak të këndshëm në udhëtimin e tyre në Paris, pasi iu grabitën unazën me vlerë 100 mijë dollarë.
Këngëtari i “Chica Ideal” Guaynaa ndau lajmin me ndjekësit e tij në Instagram, “Me keqardhje ju njoftojmë se ishim viktima të një grabitjeje në Paris dhe unazës së martesës së gruas sime, e cila përfaqësonte shumë gjëra të bukura për ne. Është vjedhur.
Nuk ka asnjë pjesë tjetër që mund të zëvendësojë atë që ajo unazë simbolizon për ne dhe momentet e bukura dhe magjike. Ju lutemi, kujdesuni mirë për gjërat tuaja kur shkoni atje dhe mos i besoni askujt. Kjo është bërë praktikë e zakonshme”, shtoi 31-vjeçari.
Ndërkohë Lele Pons shkroi, “Është zemërthyese sepse kjo unazë do të thotë uniteti ynë”.
Guaynaa dhe Pons u martuan më 4 mars 2023, në Miami, Florida, pasi ai propozoi në Tomorroëland më 31 korrik 2022.



















