KreuCelebrity

Ikona e Tv Italian, Mara Venier: E dua Alketën tuaj, të dielën në Domenica In!

Ikona e Tv Italian, Mara Venier: E dua Alketën tuaj, të dielën

Ikona e televizionit Italian, Mara Venier, përcolli një ngrohtësi të jashtëzakonshme për shqiptarët përmes një videoje përshëndetëse në Instagramin e Alketa Vejsiut, ku tregoi edhe raportin e saj të afërt me moderatoren e njohur shqiptare. “Një përshëndetje të madhe dhe një përqafim akoma edhe më të madh për të gjithë popullin shqiptar; jam këtu me Alketën tuaj të cilën e dua, edhe takohemi shpejt, sepse do të vij shumë shpejt” , dëgjohet të thotë “mbretëresha e ekranit publik Italian”, e cila thekson ftesën për Alketën në Domenica In, e pastaj, sic thotë “më prisni mua në Shqipëri!"

https://www.instagram.com/reel/C4I-S7tIOfY/?utm_source=ig_web_copy_link

Në super formë në moshën 73 vjecare, Venier nuk dorëzohet, por me të njëjtën energji të pashtershme vazhdon programin më të njohur të së dielës, Domenica In, që ngërthen para ekranit miliona italianë.

Ikona e Tv Italian, Mara Venier: E dua Alketën tuaj, të dielën

E qetë, plot sharm dhe një empati të cilën e përcjell qartë tek audienca, karriera e Marës ka njohur dekada të tëra suksesi. Që në fillesat e saj, moderatorja historike shfaqi një talent të “lindur” për komunikimin me publikun, e kjo cilësi, e bashkuar me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm, kontribuan në shndërrimin e saj në njërën prej figurave më të spikatura të televizioneve italiane. Në rrjedhën e viteve, "Domenica In" është kthyer në njërin prej takimeve televizive më të shumëpritura të së dielës pasdite, e kjo jo vetëm për grupmosha të caktuara. Ndaj dhe dedikimi të këtij programi ndaj një personazhi shqiptar, në këtë rast Alketa Vejsiu, nuk mund të jetë vecse një ngjarje e mirë për shqiptarët.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF