KreuCelebrity

Irina Shayk dhe Michele Morrone kapen mat, puthje pasiononte në fushatën e re të Dolce & Gabbana!

 

Modelja e famshme ruse Irina Shayk dhe aktori italian Michele Morrone janë parë duke shkëmbyer një puthje pasionante gjatë xhirimeve të fushatës së re reklamuese për shtëpinë luksoze italiane të modës Dolce & Gabbana. Skena u realizua në qytetin piktoresk të Napolit dhe është pjesë e një koncepti artistik të kuruar me kujdes, duke sjellë një estetikë të zjarrtë dhe klasike mesdhetare.

Putha e kapur nga kamerat gjatë xhirimeve është tashmë duke qarkulluar në rrjet, duke ngjallur spekulime, por përfaqësuesit e markës kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një moment të inskenuar, pjesë e skenarit të fushatës.

Irina Shayk, 39 vjeçe, u shfaq me një ansambël elegant të zi e transparent – një kombinim i guximshëm mes sensualitetit dhe finesës së stilit italian. Ndërsa Michele Morrone, 34 vjeç, i njohur për rolin e tij në sagën “365 Days”, përqafoi sharmin klasik me një kostum gri të qepur me mjeshtëri. Kjo është hera e parë që dyshja bashkëpunon në të njëjtin projekt për Dolce & Gabbana, megjithëse secili ka qenë më parë imazh i markës në fushata të ndara.

Morrone, i njohur për kiminë e tij magnetike në ekran, së fundmi ka bashkëpunuar edhe me Blake Lively në vazhdimin e filmit “A Simple Favor”, ndërsa Shayk vazhdon të jetë në vëmendje për sukseset e saj në modë, por edhe për thashethemet rreth një ribashkimi të mundshëm me ish-partnerin e saj, yllin e futbollit amerikan Tom Brady.

Fushata e plotë e Dolce & Gabbana pritet të publikohet së shpejti dhe ka të ngjarë të bëhet virale, jo vetëm për pamjet e bukura dhe lokacionin romantik të Napolit, por edhe për intensitetin që Irina dhe Michele sjellin në çdo sekondë para kamerës.