KreuCelebrity

Ja si duken aktorët e Hannah Montana pas 20 vitesh në premierën e përvjetorit të serialit

Miley Cyrus shkëlqeu në tapetin e kuq për premierën e specialit të 20-vjetorit të Hannah Montana!

Aktorja dhe këngëtarja 33-vjeçare mahniti të pranishmit me një fustan të argjendtë gjatë eventit të shumëpritur nga të gjithë fansat i cili u zhvillua mbrëmjen e djeshme në El Capitan Theatre.

Ja si duken aktorët e Hannah Montana pas 20 vitesh në premierën e

Ja si duken aktorët e Hannah Montana pas 20 vitesh në premierën e

Miley u shoqërua nga kasti origjinal i serialit duke na bërë akoma më nostalgjik. Aktorët që morë pjesë ishin Jason Earles, Moises Arias, Cody Linley, Anna Maria Perez de Tagle dhe Shanica Knowles.

Ndërsa mungesa më e përfolura ishte ajo e Emily Osment shoqes së ngushtë në serial, e cila përmes një postimi në Instagram shpjegoi pse nuk mund të marrë pjesë në aktivitetet për 20-vjetorin për shkak se eventi përkonte me xhirimet e serialit "Georgie & Mandy's First Marriage" 

Ja si duken aktorët e Hannah Montana pas 20 vitesh në premierën e

Ja si duken aktorët e Hannah Montana pas 20 vitesh në premierën e

Ja si duken aktorët e Hannah Montana pas 20 vitesh në premierën e

Ja si duken aktorët e Hannah Montana pas 20 vitesh në premierën e

Ndërsa përsa i përket Mitchel Musso i cili luan mikun e ngushtë të Mileyt Oliver, aktori ka qenë nuk ka reaguar lidhur me arsyen pse mungon në projektin special, por shikuesit e Disney-it vunë menjëherë re se kompania është distancuar prej tij për vite. Ai ka qenë pjesë e shumë projekteve të Disney-it, por është zëvendësuar në rifillimin e Phineas and Ferb dhe praktikisht është hequr nga programet e tyre që nga atëherë, pas dënimeve të tij penale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bordo Stream (@bordo_stream)

Video speciale do të shfaqet më 24 mars dhe do të transmetohet në Disney+ dhe Hulu. E xhiruar përpara një audience live, ai premton performanca të këngëve më të njohura si “Best of Both Worlds”, materiale arkivore të pa shikuara më parë nga seriali, si dhe pjesëmarrjen e prindërve të Miley-t, Tish Cyrus dhe Billy Ray Cyrus, gjithashtu një interviste ku Miley reflekton mbi trashëgiminë e serialit. Projekti do të prezantohet nga Alex Cooper.