KreuCelebrity

James Bondi i ri? Befason shtypi i huaj: Do jetë një aktor britanik (me gruan 24 vjet më të madhe se vetja)!

James Bondi i ri? Befason shtypi i huaj: Do jetë një aktor britanik

Prej vitesh ka pasur spekulime se kush do të jetë James Bond-i i ardhshëm, me emra të mëdhenj si Idris Elba, Henri Cavill, Rege Jean Page, Tom Hardy apo Richard Madden në listën e të preferuarve. Por shtypi britanik njoftoi se James Bond i ri mund të jetë Aaron Taylor-Johnson.Tabloidet britanike shkruajnë se Taylor-Johnson-it i është ofruar “zyrtarisht” roli i agjentit 007, i interpretuar deri më tani nga aktori Daniel Craig. Aaron Taylor-Johnson, 33 vjeç, do të ishte aktori i shtatë britanik që do të luante rolin e James Bond që prej krijimit të personazhit legjendar në vitin 1962.

James Bondi i ri? Befason shtypi i huaj: Do jetë një aktor britanik

“Roli i James Bond është i tij nëse dëshiron ta pranojë. Oferta është hedhur në tavolinë dhe producentët presin një përgjigje”, tha një burim pranë aktorit. Megjithatë, i preferuari i publikut për këtë rol mbetet Idris Elba, i cili ka dalë në krye në sondazhe të ndryshme për këtë temë. Taylor-Johnson është një aktor anglez, i njohur për rolet e tij në Nocturnal Animals, Kick-Ass, Noëhere Boy dhe Avengers: Age of Ultron. Ai së shpejti do të shihet në kinema së bashku me Ryan Gosling dhe Emily Blunt në The Fall Guy e pritet po kështu të shfaqet edhe në filmin e ri të shumëpritur horror Nosferatu. Gjatë gjithë karrierës së tij, Aaron është nominuar dy herë për çmimet Bafta dhe ka fituar një Golden Globe për rolin e tij dytësor për Nocturnal Animals.

James Bondi i ri? Befason shtypi i huaj: Do jetë një aktor britanik

Taylor-Johnson u takua me gruan e tij aktuale, producenten Sam Taylor-Wood, në vitin 2009 në xhirimet e filmit Noëhere Boy. Ai atëherë ishte vetëm 18 vjeç dhe ajo 42. Ata u martuan tre vjet më vonë. Së bashku kanë dy vajza, ndërsa aktori është edhe njerku i vajzave të gruas së tij nga një lidhje e mëparshme.

James Bondi i ri? Befason shtypi i huaj: Do jetë një aktor britanik

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF