KreuCelebrity

Jason Momoa, i pastrehë pas divorcit nga Lisa Bonet: "Vëlla, unë s’kam as shtëpi, jetoj në rrugë"

Jason Momoa, i pastrehë pas divorcit nga Lisa Bonet: "Vëlla,

Jason Momoa dhe Lisa Bonet janë divorcuar zyrtarisht. Aktorja tha në një gjykatë në Los Angeles se ajo dhe ylli i “Aquaman” kishin arritur një marrëveshje në lidhje me të drejtat e tyre pronësore dhe martesore, sipas dokumenteve të siguruara nga “Page Six”.

“Palët kanë një marrëveshje me shkrim që do t’i dorëzohet gjykatës, ose një marrëveshje për nxjerrjen e një vendimi do t’i dorëzohet gjykatës”, thuhet në dokumente.

Jason Momoa, i pastrehë pas divorcit nga Lisa Bonet: "Vëlla,

Ndërkohë pas divorcit Jason Momoa në një intervistë të fundit për “Entertainment Tonight” është shprehur se është pa shtëpi dhe duke jetuar rrugëve. Ylli i filmit “Aquaman” zbuloi se ai nuk ka një shtëpi fikse për momentin. Në vend të kësaj, ai jeton në rrugë.

“Vëlla, unë nuk kam as shtëpi tani. Unë jetoj në rrugë. Pra, jam në Zelandën e Re për të filluar realizimin e filmit ‘Minecraft’. Shpresoj që të gjithë ta pëlqejnë. Unë jam gjithmonë në këto vende të çuditshme. Do të më gjeni në rrugë, kudo.

Kjo ndodh gjatë gjithë kohës. Njerëzit më shohin rastësisht dhe thonë çfarë dreqin po bën në qytetin tonë? Më pëlqen ideja për të qenë thjesht me njerëzit e zakonshëm dhe të bëj zanatin tim, që janë xhirimet dhe më pas t’i ndaj ato me njerëzit”, tha 44-vjeçari për “Entertainment Tonight”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF