"Sopranot”mbush 25 vjeç. Në 10 janar 1999, serial i famshëm debutoi dhe revolucionarizoi historinë e televizionit. Një cerek shekulli pas episodit të parë të transmetuar nga rrjeti HBO, seriali (i cili zgjati gjithsej shtatë sezone të transmetuara në tetë vjet) u fokusua në ngjarjet e Tony Sopranos (interpretuar nga i ndjeri James Gandolfini, i cili vdiq nga një atak në zemër në moshën 51 vjeçare në vitin 2013 ndërsa ishte me pushime në Romë), bosi i mafiea italo-amerikane nga Neë Jersey, dhe familja e tij, paraardhësit italianë të të cilëve ishin me origjinë nga Avellino, mbetet më i shpërblyeri ndonjëherë, duke arritur në total rreth 87 çmime, përfshirë 5 Golden Globes dhe 21 Emmys. E jo vetem.
Kritikët e kanë cilësuar si një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Episodi i fundit, i transmetuar në mbrëmjen e 10 qershorit 2007, regjistroi rreth 12 milionë shikues. Krijuar dhe prodhuar nga David Chase, përveç James Gandolfinit (djali i tij Tony ishte protagonist në filmin prequel), kasti përfshin, ndër të tjera, Lorraine Bracco në rolin e Dr. Jennifer Melfi-psikoanalistja e Tony, Edie Falco në rolin e Carmela Soprano- gruaja e bosit mafioz, Michael Imperioli, ose Christopher Moltisanti- kushëriri i Carmelës.
The Sopranos nuk është as komedi, as dramë. Është historia e një njeriu që mund të konsiderohet një antihero. Toni është një dyzet vjeçar i dëshpëruar, i cili hyn në terapi për t'i shpëtuar sulmeve të panikut të shkaktuara nga një nënë toksike, një punë stresuese, një familje e rëndë, dhe vështirësia e përgjithshme për të jetuar në një botë me tradita të shkatërruara.



















