KreuCelebrity

Jessie J flet publikisht për problemet me shëndetin mendor: U ekspozuan pas lindjes së djalit!

Jessie J flet publikisht për problemet me shëndetin mendor: U

Këngëtarja Jessie J ka zbuluar se tre muaj më parë u diagnostikua me çrregullim të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD) dhe çrregullim obsesiv-kompulsiv (OCD).  Me anë të një postimi në Instagram, këngëtarja 36-vjeçare tha se këto çrregullime mendore e kishin bërë të “rivlerësonte” gjithë jetën e saj.

Ajo tha se kishte patur momente kur ndjehej sikur nuk mund të diskutonte për kushtet e saj, mirëpo sipas saj, ky ishte momenti i duhur. “Ja ku po flas për këtë”, deklaroi ajo në mënyrë karakteristike.

Jessie J, e cila lindi djalin e saj, Sky Safir Cornish Colman, vitin e kaluar, tha se vogëlushi i kishte “ekspozuar” vështirësitë “shumë më shumë”. “E dija deri diku, por të pasurit një fëmijë e ekspozoi shumë më tepër, gjë që ishte ngushëlluese në një farë mënyre, pasi e bënte të ndihej më pak e frikshme”, tha ajo.

Jessie J flet publikisht për problemet me shëndetin mendor: U

OCD është një gjendje e shëndetit mendor ku një person ka mendime obsesive.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF