“Karma e ka merituar një ‘Gëzuar’”, shkroi Luana Vjollca në një postim në rrjetin e saj social Instagram dhe kaq u desh që të gjithë ndjekësit të komentonin se ky postim i dedikohej Arbana Osmanit.
Ky postim vjen disa ditë pasi u konfirmua se në krye të “Big Brother VIP” do të jetë Ledion Liço, ndaj këto fjalë të shkruara nga Vjollca jo më kot janë marrë se i drejtohen Osmanit.
Luana ka dashur të moderojë BBV1, vend ky që më vonë u zu nga Arbana Osmani dhe pas kësaj Vjollca u largua nga Top Channel. Asokohe të shumta ishin edhe postimet të cilat u morën si ‘kunja’ që dy moderatorët i drejtonin njëra-tjetrës.
Gjithsesi kujtojmë që Arbana Osmani në një koment u shpreh se Ledion Liço do të shkëlqejë në BBV, dhe se ajo do të rikthehet shumë shpejt në ekran. Nuk dihet saktësisht nëse vetë moderatorja ka hequr dorë apo një konflikt i fshehtë ka ndodhur mes saj dhe drejtuesve të Top Channel..



















