KreuCelebrity

Kendall Jenner dhe Devin Booker sërish bashkë?

Kendall Jenner dhe Devin Booker sërish bashkë?

Devin Booker thuhet se e kaloi ditën e Shën Valentinit me ish-të dashurën Kendall Jenner në një hotel, sipas "DeuxMoi". Ditë më parë, ata u panë duke shijuar Super Bowl LVIII nga e njëjta suitë, megjithëse të ulur veçmas.

Booker, 27 vjeç, dhe Jenner, 28 vjeçe, u takuan për disa vite së bashku përpara se të ndaheshin në vitin 2023. Ajo filloi të takohej me artistin Bad Bunny pak kohë më vonë, për ta ndërprerë marrëdhënien më pas në janar 2024.

Kendall Jenner dhe Devin Booker sërish bashkë?

Ndërkohë së fundmi "DeuxMoi" raporton se Booker dhe Jenner festuan Ditën e Shën Valentinit së bashku në një hotel të quajtur “Phoenix”, duke ngritur aludimet se ata janë rikthyer bashkë.

Sipas mediave të huaja, fakti që Booker pa Super Bowl nga e njëjta suitë me atë të Jenner ishte një provë mëse e mjaftueshme se ata ishin sërish bashkë, por mesa ata do të presin deri sa të dalin sërish hapur publikisht..

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF